Një libër për të peshkuar suksesin

mendesia-dweck-bukinist

mendesia-dweck-bukinist

Shënime rreth librit “Mendësia” e Dr. Carol Dweck, përkthyer nga Dr. Valbona Nathanaili dhe botuar nga “Pema” në Prishtinë

albert-gjokaAlbert Gjoka

Nëse do të ndihmosh dikë, mos i dhuro peshq, por mësoje të peshkojë. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë diçka tek vetja e tyre, tek biznesi, në shkollë, në jetën bashkëshortore apo familjare: Pra, nëse duan të përmirësojnë menjëherë diçka në jetën e tyre, padyshim që duhet t’i kalojnë faqet e librit “Mendësia” të Carol Dweck, psikologe në univesitetin “Standford”, institucioni arsimor i listuar aktualisht në vendin e parë në botë. Dr. Carol Dweck referohet gjerësisht si një nga kërkueset shkencore më të mira në botë në fushat e personalitetit, psikologjisë sociale dhe psikologjisë së zhvillimit. Ky rekomandim vjen natyrshëm sepse libri na fton të bëjmë një ndryshim brenda vetes, përmes ndryshimit të zakoneve tona të përditshme.

Ne të gjithë jemi produkt i përvojave tona, të cilat, në shumicën e kohës, nuk na lënë të ecim përpara: Nëse nuk ke para mjaftueshëm, nëse nuk ke një diplomë të huaj apo nëse nuk lidhje të forta miqësore dhe politike, – sidomos në vende të tilla si Shqipëria, – je i falimentuar. Aq më tepër, ndikojnë shprehi tipike si “paraja shkon tek paraja”, “dardha bie nën dardhë”, “nuk ke lindur për këtë punë”, “ke lindur në fshat”, “nuk je dora jonë” e shumë e shumë fraza të tjera, të cilat na shfaqen si pengesa mendore dhe fizike në çdo çast, sapo duam të nisim një punë apo kur gjendemi përballë një sfide.

Ne jetojmë në një realitet të sunduar nga ajo që Dr. Dweck e quan “mendësia e ngurtë”, sepse nuk arrijmë të shkojmë përtej asaj që kemi provuar, apo asaj që dime, si dhe nuk i kapërcejmë opinionet e të tjerëve për persona, ngjarje apo situata. Sipas psikologes, intelekti nuk është diçka e dhënë nga lart, por është një proces që zhvillohet në varësi të punës dhe mendësisë që ndërtojmë. Ajo propozon si zgjidhje “mendësinë e rritjes”, sepse procesi i nxënies është përherë një proces zbulimi. Përmes shumë shembujve që jepen nga bota e sportit, bankat e shkollës, apo mjedisi i biznesit, në historitë e kampionëve, më të mirëve apo më të suksesshmëve, bëhet e ditur se dija është mjeti dhe secili prej nesh duhet të shpalosë më të mirën brenda vetes.

Pas çdo medalje apo suksesi ka një mal me punë dhe një lumë djersë. Të mësuarit kërkon punë dhe praktikim. Sado inteligjent që të jesh, nëse nuk e vë në punë trurin, nëse nuk djersinë, mos prit rezultate. Fati të ndihmon atëherë kur do ai dhe jo atëherë kur do ti!! E, nëse dështon, dështimin kërkoje tek vetja. Por edhe nëse dështon, ky libër të orienton thjeshtë të mëson prej tij.

mendesite

Edhe fiziologjikisht, – sipas kërkimeve shkencore, truri është më i shëndetshëm kur vihet në punë. Afërmendsh, kur ne ushtrohemi gjërat bëhen më të lehta. Mendësia e rritjes është formula magjike dhe praktike që propozon dr. Dweck për këdo që do të përmirësojë diçka nga vetja: Kjo formulë vlen edhe për edukimin e fëmijëve, edhe për jetën në çift, edhe për arritjen e një suksesi, edhe për drejtimin e një bzinesi, dhe në shumë fusha të tjera. Në kohën tonë, aftësitë dhe talenti që zotërojmë janë të pamjaftueshme për të pasur sukses: Suksesi kushtëzohet nga mendësia që aplikojmë.

Shembujt e shumtë që vijnë në libër, na e thjeshtësojnë kuptimin e mendësisë së rritjes.

Bill Gates thotë: “Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë të aftë që të përballen me sfidat”.

Brenda secilit prej nesh, gjenden të dyja mendësitë; edhe ajo e ngurtësimit, edhe e rritjes, por shikojini gjërat në një këndvështrim të ri, duke e pranuar mendësinë që keni, pa gjykuar, por thjeshtë duke vështuar së pari vetveten. Niseni rrugëtimin e ndryshimit të mendësisë duke i vënë një emër vetes tënde, dhe nise udhëtimin së bashku me veten tënde. Edukoje personin tënd të brendshëm; ftoje të udhëtojë drejt mendësisë së rritjes. Dweck thotë se ndryshimi është i vështirë, por ia ka vlejtur për të gjithë ata që e kanë aplikuar.

Ju takon juve të vendosni nëse në këto çaste ndryshimi është i duhur. Mbase po, mbase jo. Por sidoqoftë, mbani mend mendësinë e rritjes. Mund t’i riktheheni kurdoherë nëse përballeni me ndonjë pengesë. Do të jetë gjithmonë aty për t’ua treguar rrugën drejt së ardhmes(342)”.

Prandaj ne po e rekomandojmë këtë libër, jo thjeshtë si guidë vlerash në biznes, familje, jetën bashkëshortore apo në shkollë, por, se pëmban kleçka të zgjuara që e çojnë secilin prej nesh më shpejt drejt suksesit dhe vetërealizimit të dëshiruar.

Librin e gjeni tek linku Këtu

Dërgo mesazh tek info@bukinist.al ose telefono te: 044508282

mendesia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *