Të gjitha zgjidhjet, brenda trupit dhe mendjes tonë

shendeti-dhe-suksesi-permes-meditimit-ramadani-starc-bukinist

shendeti-dhe-suksesi-permes-meditimit-ramadani-starc-bukinist

Lexim rreth librit “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” i Radovan Starc dhe Hetem Ramadanit, hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Minerva”

Albert GJOKA

Ne vijmë në këtë jetë për ta gëzuar dhe shijuar çdo çast të saj, e njëherësh, për të shpalosur të gjithë potencialin që kemi brenda nesh. Ky është qëllimi i secilit, por, teksa hedhim hapat e jetës, na shfaqen pengesa të cilat përpiqemi t’i justifikojmë me paaftësinë apo gabimet tona; ia hedhim fajin fatit tonë apo fajësojmë të tjerët për dështimet tona.

Perceptimi dhe mendimi ynë nis të formësojë një realitet jashtë nesh, – i ndryshëm apo ai që dëshirojmë –  i cili na nxjerr jashtë vetes tonë; na i dobëson apo humbet porcionet e lumturisë dhe harmonisë dhe e manipulon mënyrën sesi e shohim realitetin tonë. Stresi na kaplon dhe këtu merr fuqi errësira dhe zbehet drita, prandaj ne kërkojmë të “dalim nga shpella”, ti sfidojmë vështirësitë dhe ta rivënë në binarë jetën tonë. Shëndeti dhe suksesi janë pasuri që duhet të jenë pjesë e natyrshme e jetës tonë. Prandaj, vlen dija dhe këtë dije përcjell më së miri edhe libri “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” i autorëve Radovan Starc dhe Hetem Ramadani.

Të gjitha sekretet janë brenda nesh, por kthimi tek “shtëpia jonë” nuk është një rrugë kaq e lehtë, dhe këtë shtegtim tek thelbi ynë e sjell në mënyrë argumentuese dhe të thjeshtë kjo guidë, e cila është analizuar shkencërisht dhe me përvoja konkrete për efektet e  meditimit tek trupi dhe mendja e qenies njerëzore.

Sot ka shumë libra për zhvillimin personal, për motivimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, por ky libër nuk vjen thjeshtë si një qasje teorike, nuk ka fjalë, por ka shembuj konkretë sesi përmes kësaj teknike ne të përmirësojmë cilësisht dhe shpejt shëndetin dhe aftësinë tonë për tu përshtatur me botën jashtë nesh, e njëherësh për të arritur ato që dëshirojmë.

Qenia njerëzore është pjesë e një materie, e një universi dhe nëse arrijmë të njohim dhe të kuptojmë njësinë më të vogël të mundshme të kësaj materie, ne kemi njohur vetveten dhe gjithçka përtej nesh. Kur bota kuptoi fuqinë e atomit dhe arriti ta ndajë atë në dy pjesë, prodhoi armën atomike, e cila çliron një energji të jashtëzakonshme.

Prandaj, dy autorët kanë bërë një përqasje shkencore të detajuar të lëndës, nën dritën e fizikës kuantike. Njohja e saj na vetëdijëson për enegjinë e pamatë dhe për inteligjencën që kemi bemi brenda dhe jashtë trupit tonë dhe për mënyrat sesi ta përdorim inteligjencën dhe energjinë për dobitë vetjake dhe shoqërore.

Prandaj, autorët sugjerojnë të nisim udhëtimin për të shkuar tek thelbi ynë, duke na këshilluar që ta heqim blozën nga mendja jonë dhe ta zbulojmë natyrën tonë të vërtetë. Të gjitha rrugët shkojnë në Romë, por meditimi të çon më shpejt, prandaj autorët i analizojnë imtësisht të gjitha efektet që të sjell kjo teknikë mijëravjeçare: Sipas të dhënave të provuara nga rreth 8000 studimeve nga universitetet dhe qendrat kërkimore më të njohura në mbarë botën, meditimi të heq stresin e përditshëm në mënyrë natyrale, të normalizon presionin e gjakut, të përmirëson metabolizmin, të rrit kreativitetin dhe inteligjencën, të shton aftësinë për tu përshtatur me njerëzit dhe të rrit vetëdijen kolektive. Farmacia gjendet brenda trupit dhe zgjidhjet brenda trurit tonë.

Trupi dhe mendja kanë një arsenal të pafundëm të mirash të cilat mund t’i bëjmë pjesë të jetës tënde pa shpenzuar asnjë cent: Mjafton të ulesh në një karrige dhe të mbyllësh sytë për rreth 20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje. Pakkush e beson këtë mrekulli por Hetem Ramadani sjell prova se ka shëruar dëmtimet në koçkën e legenit pas një aksidenti që ka pësuar dhe, përmes tij, tregohen rastet e shërbimit të kancerit të lëkurës, apo sëmundjet e zemrës tek persona konkretë, si përshembull Adem Demaçi, përmes meditimit transhendental.

Për të gjithë ata që pyesin sesi ndodhin kaq befasisht këto mrekulli, ne ju ftojmë të bëni pjesë të leximit librin: “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit – përvoja e Hetem Ramadanit”. Bota është shumë më e thjeshtë nga ç’e mendojmë prandaj përmes këtij libri vetja dhe realiteti shihet më qartë, jetohet më mirë dhe arrihet çdo gjë që dëshirojmë.

Librin mund ta porositni online tek linku Këtu

shendeti-dhe-suksesi-permes-meditimit

Dërgo mesazh tek info@bukinist.al ose telefono tek: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *