Konkursi #JamLiber – #IsmailKadare, Bukinist shpall fituesit e gjimnazit “Aleks Buda”

aleks-buda-ismail-kadare-konkurs-bukinist-onufri
aleks-buda-ismail-kadare-konkurs-bukinist-onufri
Ne foto: Mesues dhe nxenes te gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë, pjesëmarrë të konkursin #JamLiber – #IsmailKadare, organizuar nga Bukinist dhe Onufri

Platformë online e librit “Bukinist”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Onufri” dhe gjimnazin “Aleks Buda” në Tiranë shpallën sot fituesit e konkursit me përshtypje #JamLiber – #IsmailKadare, organizuar me rastin e 82-vjetorit të shkrimtarit tonë të shquar. Nxënësit morën pjesë me përshtypjet e tyre, duke përzgjedhur një prej veprave që iu ka pëlqyer më shumë nga ky autor.

Në garë morën pjesë 15 përshtypje, ku në fund, u përzgjodhën 4 prej përshtypjeve më të mira, bazuar mbi mënyrën e analizës së veprës, raportin individual të lexuesit me tekstin dhe sintezën e nxjerrë pas leximit.

Në vendin e parë u shpall nxënësi Theodhor Disha me përshtypjen për romanin “Pallati i ëndrrave”

Në vendin e dytë u shpall nxënësja Alikda Myftari me përshtypjen e shkruar për romanin “Darka e gabuar”

Në vendin e tretë u shpall nxënësja Erilda Balla me përshtypjen e shkruar për romanin “E penguara, Requiem për Linda B.

Çmimin “Mik i Bukinist” e mori Ani Sala me përshtypjen e shkruar për romanin “Prilli i thyer

Ky aktivitet i Bukinist është pjesë e fushatave për nxitjen e leximit tek të rinjtë dhe ndarjen e përvojës së leximit me të tjerët. Bukinist dhe Shtëpia Botuese “Onufri” po vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në gjimnaze të tjera të kryeqytetit.

alkida-myftaraj-bukinist-jam-liber-ismail-kadare-aleks-buda
Alkida Myftaraj, fituese e çmimit të dytë në konkurs

Tek blogu i Bukinist gjeni edhe përshtypjet e nxënësve fitues.

Në foto: Momente nga ndarja e çmimeve në mjediset e gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë

dhurata-onufri-bukinist-kadare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *