#JamLiber – #IsmailKadare, Bukinist shpall fituesit e “Ismail Qemali”

fitueset-konkursi
fitueset-konkursi
Ne foto: Fituesit e tre vendeve te para ne konkursin #JamLiber – #IsmailKadare

Platformë online e librit “Bukinist”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Onufri” dhe gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë shpallën sot fituesit e konkursit me përshtypje #JamLiber – #IsmailKadare, organizuar me rastin e 82-vjetorit të shkrimtarit tonë të shquar. Nxënësit morën pjesë me përshtypjet e tyre, duke përzgjedhur një prej veprave që iu ka pëlqyer më shumë nga ky autor.

Në garë morën pjesë 18 përshtypje, ku në fund, u përzgjodhën tre prej përshtypjeve më të mira, bazuar mbi mënyrën e analizës së veprës, raportin individual të lexuesit me tekstin dhe sintezën e nxjerrë pas leximit.

  • Në vendin e parë u shpall nxënësja Sindi Bego me përshtypjen “Aksidenti, një puthje në kilometrin e 17-të” shkruar për romanin Aksidenti.
  • Në vendin e dytë u shpall nxënësja Jona Cenameri me përshtypjen e shkruar për romanin “Prilli i thyer”
  • Në vendin e tretë u shpall nxënësja Gisela Shelqizi me përshtypjen e shkruar për romanin “Pallati i ëndrrave”

Shtëpia botuese “Onufri” ndau libra për gjimnazistët fitues.

dhurata-onufri-bukinist-kadare

Ky aktivitet i Bukinist është pjesë e fushatave për nxitjen e leximit tek të rinjtë dhe ndarjen e përvojës së leximit me të tjerët. Bukinist dhe Shtëpia Botuese “Onufri” po vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në gjimnaze të tjera të kryeqytetit.

gjimnazi-ismail-qemali-bukinist-ismail-kadare-onufri

Në foto: Momente nga ndarja e çmimeve në mjediset e gjimnazit “Ismail Qemali”

See: loans online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *