Bukinist hap konkursin “Libri më i mirë 2017”

libri-me-i-mire-2017-bukinist
libri-me-i-mire-2017-bukinist
Ne foto: Faqja ku behet votimi online per kategorite e perzgjedhura te botimeve

Për të dytin vit radhazi zhvillohet votimi online për librin më të mirë të hedhur në qarkullim gjatë vitit 2017, në kategoritë: Libri për fëmijë, romani shqip, romani huaj, poezia shqipe, libri non-fiction dhe libri për motivimin dhe zhvillimin personal. Lexuesit janë të ftuar të zgjedhin njërin nga 7 librat e përzgjedhur për secilën kategori

         I. Rreth Bukinist-it

Platforma online e librit shqip “Bukinist.al” është kthyer tashmë destinacioni numër NJË në informimin dhe shitjen e librit në vend. Ne ndihemi të priviligjuar që iu ofrojmë çdo ditë të javës shërbimin e librit mijëra lexuesve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi një komunitet në rritje të anëtarëve “Mik i Bukinist”-it apo lexuesve që ndajnë ndjesitë, përshtypjet dhe çastet e leximit në blogjet dhe rrjetet tona sociale.

Rritja e shpejtë e ndjekësve dhe miqve na nxiti që t’i rikthehemi për të dytin vit rradhazi organizimit të sondazhit për librin më të mirë të botuar gjatë vitit 2017 në kanalin online, përzgjedhja e të cilit do të bëhet nga vetë lexuesit përmes votimit në gjashtë kategori të ndryshme.

Duke i mirëpritur edhe kritikat e drejta që mund të dalin rrugës, ne mendojmë se kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe “legjitimitetin” për ta vazhduar këtë proces, i cili do të jetë transparent, i besueshëm dhe me standarde profesionale.

        II. Kategoritë e përzgjedhura

Pas shqyrtimit të të gjithë korpusit të botimeve të hedhura në qarkullim gjatë vitit 2017, Bukinist.al vendosi të përzgjedhë nga secila prej gjashtë kategorive të librave të hedhura në qarkullim gjatë vitit të kaluar nga 7 libra, të cilët do të votohen online për nxjerrë librat më të pëlqyer nga lexuesi. Kjo short listë me libra që po ju propozojmë për votim ka dalë bazuar mbi shitjet e vitit të kaluar, por edhe në bazë të propozimeve që kanë ardhur nga lexuesit e mirë dhe ekspertët e fushave përkatëse. Kategoritë e librave që janë ftuar për votim janë:

  1. Libri për fëmijë
  2. Proza shqipe
  3. Proza e huaj
  4. Libri në poezi
  5. Libri non-fiction
  6. Libri i Zhvillimit Personal

      III. Procesi i votimit

Gjatë periudhës 10 shkurt – 22 prill 2018 votohet online përmes platformës tonë për të gjashtë kategoritë që janë nominuar për çmim. Çdo person ka të drejtën për të votuar vetëm një herë, në secilën prej kategorive.

Platforma jonë garanton procesin e votimit për transparencë, duke shfaqur në kohë reale votat që ka marrë secili libër dhe nuk do të lejojë ndërhyrje apo abuzime në procesin e votimit.

      IV. Shpallja e fituesve

Shpallja e fituesve për secilën nga gjashtë kategoritë e nominuara do të bëhet më 23 prill, në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion rreth procesit, mos hezitoni të na shkruani në info@bukinist.al apo direkt përmes numrit të telefonit: 044508282.

One thought on “Bukinist hap konkursin “Libri më i mirë 2017”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *