Një roman brilant për grahmat e fundit

Samanta-Schweblin-largesia
Samanta-Schweblin-largesia
Ne foto: Imazh ilustrues

Lexim rreth librit Largësi shpëtimi të autores argjentinase Samanta Schweblin, përkthyer nga spanjishtja nga përkthyesi Erion Karabolli, dhe botuar nga Onufri

albert-gjokaAlbert GJOKA

Nëse do të dish se çfarë ndodh me një qenie njerëzore kur jep shpirt, ky është një udhërrëfim i pazakontë, pse jo në të gjithë letërsinë botërore. Autorja argjentinaze Samanta Schwelin i ka kushtuar një roman pikërisht atyre “çasteve të mbrame” kur dy personazhet; Amanta dhe Davidi ndahen njëherë e përgjithmonë nga bota e të gjallëve. Një sfidë e vështirë, por tejet e goditur për ato gjendje kur vetëdija humbet gradualisht, ku gjendjet anormale pushtojnë mendjen dhe kur në fund realizohet i ashtuquajturi “shpirtshtegtim”. Ky rrugëtim i paprovuar prej të gjallëve në botën e përtejme realizohet përmes teknikave që përdorin kryesisht romanet mister apo thriller, të cilat dinë të “mbarsin një mal me tension”, ta mbajnë ankthin dhe tmerrin sa më gjatë në mendjen e lexuesit derisa ai të mbërrijë në rreshtin e romanit. Prandaj libri të mban të gozhduar që nga faqja e parë, ku lexuesi përjeton gjendje frike për trupin që pushtohet nga krimat, dhe sigurisht, pështillen dilema se çfarë do të ndodhë me fatin e personazhit kryesor. Për ta arritur këtë efekt, autorja përdor dialogun në të gjithë librin, – një mjet i vështirë për tu lëvruar me sukses, – si një teknikë narrative që e rrit shpejtësinë e leximit, e mban të mbërthyer lexuesin: Amanta dhe Davidi, dy persona të helmuar, gjenden në një klinikë fshati, tamam si të ishin në një purgator, – në prag të vdekjes dhe ata flasim me njëri – tjetrin pikërisht për atë që po lënë pas. Pranë tyre janë të afërmit; Nina, vajza e Amantias, Karla, nëna e Davidit dhe personazhe të tjerë. Mjedisi artistik sendërtohet mjeshtrisht përshkrimeve të gjendjeve të pavetëdijshme të qenies njerëzore, të cilat janë të pranishme gjatë gjithë kohës dhe të komplikojnë ndjekjen e fillit të historisë në roman.

Jeta dhe vdekja jetojnë bashkë në përditshmëri: Ato ndahen nga hejëza të holla dhe distanca mes tyre është shumë e vogël: Kemi të bëjmë me një largësi jo-shpëtuese. Një harresë e vogël e Karlës, e cila rend pas kalit që iu kishte shpëtuar frerëve, bën që fëmija të pijë ujin vdekjeprurës; Një gabim fatal të tillë bën edhe Amantia, gramhat e fundit të së cilës i ka sjellë të rrëfyera mjeshtrisht Schweblin. Dhe, në momente të tillë, para se shpirti ta braktisë trupin, mendja kapet me thonj pas më të dashurve (Amantia pas vajzës dhe burrit dhe Davidi pas prindërve, Karlës dhe Omarit). Forca për të jetuar rritet kur jeta të vendos pa kusht përballë shkëputjes njëherë e përgjithmonë nga më të shtrenjtit e ty. Nëna, fëmija, gruaja, motra, vëllai, etj., të cilat nuk do t’i humbasësh kurrë. Prandaj, në shumë kultura ka rituale përmes të cilave synohet përjetësua përmes praktikave të tilla si zhvendosja e shpirtit në një trup tjetër: Një ritual të tillë “shpirtshtegtues” bën edhe Karla për të birin, si një sfidë ndaj largimit të përgjithmonshëm.

Ndonëse ka shkruar pak romane, Schëeblin është një nga rrëfimtaret më të mira të gjuhës spanjolle në ditët tona, dhe ka fituar disa çmime letrare në Gjermani, Francë, Argjentinë, etj., gjatë viteve të fundit. Ardhja në shqip e romanit “Largësi shpëtimi” nga përkthyesi Erion Karabolli është një mundësi e shkëlqyer komunikimi për lexuesin shqiptarë që të njohë përmasën e një rrëfimtareje të tillë, e cila është vlerësuar në shumë vende të botës. Jo më kot “New York Journal of Books e konsideron atë “një arritje e jashtëzakonshme e misterit në letërsi”, apo siç shkruan BookRiot: “Nëse doni të lexoni dicka që ju tmerron, ju trishton, ju bën të ndiheni sikur po çmendeni, e njëkohësisht sikur nuk e hiqni dot librin nga duart dhe nuk doni që të mbarojë sepse ju pëlqen kaq shumë, atëherë ky libër është për ju…”.

Jeta e përditshme ka shumë helm dhe vdekja na vjen kur ditët dhe vitet na bëhen zehër. Unë e rekomandoj fort këtë libër si antidotin më të mirë për ata që e duan jetën dhe duan ti jetojnë sa më gjallë dhe sa më gjatë të dashurit e tyre.

Romanin “Largësi shpëtimi” e gjeni tek linku Këtu ose telefononi tek: 00355 44 50 82 82

largesi-shpetimi-samanta-schweblin-bukinist

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *