Nuk të bën njeri ngjyra e lëkurës

e-bardha-dhe-e-zeza-foto

Përshtypje pas leximit të romanit “E bardha dhe e zeza” e Malorie Blackman, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”

e-bardha-dhe-e-zeza-foto
Foto ilustruese

Arlinda Lame

Edhe mbrëmë që e përfundova thashë që ky libër është “must” sepse autorja nëpërmjet kësaj historie na jep një mesazh që më së shumti sot kemi aq shumë nevojë ta dëgjojmë; të bëhemi njerëz më të mirë; t’i duam ata që na rrethojnë për atë që janë e përfaqësojnë dhe jo t’i paragjykojmë se nga vijnë, se çfarë ngjyre kanë, apo cilit besim fetar i përkasin!

Thonë që ky libër i meriton 5 yje, por unë do i jap më shumë sepse autorja ka ditur se si të na mbaj të mbërthyer me historinë tragjike të dashurisë së Sefit dhe Kallullit, por edhe me luftën ndaj paragjykimeve rraciale. Është shkruar aq thjesht e bukur sa historia ecën e rrjedh vetë, shumë kollaj, dhe mund të lexohet nga çdokush dhe çdo moshë!

Është nga ata libra që të mbush me optimizëm kur shikon se si dy të rinjë nuk e njohin paragjykimin meqë nuk kanë të njëjtën ngjyrë lëkure, por thjeshtë dashurojnë me shpirt dhe, mbi të gjitha, luftojnë që ky fenomen të zhduket!

Jemi mësuar të dëgjojmë e shohim që gjithmonë njerëzit me ngjyrë të jenë të diskriminuar, por këtu e veçanta është se të bardhët janë ata që janë të paragjykuar dhe, akoma më e veçantë është se, vetë autorja e librit është me ngjyrë. Malorie Blackman ka ditur që ta kthej nga ana tjetër historinë e persekutimit të një rrace tjetër, pra ndaj të bardhëve dhe shkruan aq bukur se si do ishte bota nëse do të sundohej nga personat me ngjyrë. E sigurt që, edhe nëse ndodh kështu, përsëri gjërat do të bëhen lëmsh sepse njerëzit mbeten njerëz dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet!

Thuhet se do të qeshim me këtë histori, por shpejt harrojmë buzëqeshjen kur shohim luftën që bëjnë dy të rinj për të qenë afër njeri-tjetrit; që sa shumë vuan Kallulli dhe familja e tij nga gjithë ai rracizëm i kotë; se si një nënë humb gjithë familjen e saj; sesi vajza vret veten dhe dy djemtë e saj vetëm e vetëm se kishin ngjyrë tjetër; se si familja e Sefit bën çmos që ajo ta abortojë fëmijën që rritet brenda saj sepse ai është i ngjizur nga një person me ngjyrë tjetër. Teksa e lexon, shohim neveri kur dikush shkatërron një dashuri nga fuqia që i jep pushteti.

blackman
Ne foto: Autorja Malorie Blackman

Rracizmi, bullizimi është vrasës dhe këtu e shohim dhe e kuptojmë më së miri!

Më shumë dua të tregoj që unë personalisht nuk e kam problem që të kem kontakt me personat me ngjyrë, biles në gjimnaz kam pasur një shoqe të ngushtë të cilën e quanin Eli. D. Me të kam ngrënë, pirë, fjetur, qeshur e lozur papushim. Nuk mbaj mend ta kem diskutuar ndonjëherë prejardhjen e saj, po thjesht i gëzohesha shoqërisë së saj dhe ishim aq mirë kur ishim bashkë. Nuk është ngjyra e lëkurës ajo që e përcakton një njeri, ndaj kur ai është me norma dhe është ok për mua si Arlindë, sigurisht që do jetë pjesë e shoqërisë sime! #stoprracizmit #stopbullizit

Kjo përshtypje është dërguar enkas për blogun e Bukinist.

e-bardha-dhe-e-zeza

Librin e gjeni tek linku KËTU ose duke telefonuar tek 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *