Gladwell: Pse fitoi Davidi kundër Goliatit

arti
arti
Ne foto: Kopertina e librit të Malcolm Gladwell “Davidi dhe Goliati“, botuar nga PEMA

Në librin e tij të fundit, Gladwell shqyrton natyrën e betejës midis të dobtëve dhe konkurrencës së tyre ndaj të mëdhenj. Këtu, ai shpjegon se çfarë mësimesh vlejnë për sipërmarrësit në luftën e tyre për të marrë tregje

INTERVISTA – Nëse kujtoni se e njihni mirë historinë e Davidit dhe të Goliatit, mendojeni sërish. Në librin më të ri të Malcolm Gladwell-it, “Davidi dhe Goliati: Të dobëtit, Të papërshaturit dhe Arti i luftimit me Gjigantët“, ai thotë se shumica e njerëzve e lexojnë gabimisht këtë histori të famshme biblike, sepse ata keqkuptojnë se cila ka qenë e vërteta përfundimtare. Kjo nuk varet nga madhësia e Davidit, por për shkak të zgjedhjes së armës që është në gjendje të vrasë gjigantin e gjallë. Me fjalë të tjera, – thotë Gladwell, – shumica e njerëzve nënvlerësojnë rëndësinë e gatishmërisë dhe shpejtësisë.

I njëjti keqkuptim ndodh në luftimet e “Davidit kundër Goliatit” në biznes, që Gladwell e mbështet me studimet e shumë rasteve dhe shembujve të sjella në librin e tij të botuar së fundmi edhe në shqip. Shumica nuk arrijnë të njohin avantazhet që ka një markë e dobët kur përballet me një konkurrent i cili ka forcë, madhësi dhe pasuri. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kompanitë e shkathët, të ngritura, me zgjidhjet e tyre të reja për problemet e vjetra, shpesh mund të jenë Goliatët më të mirë. Në këtë bisedë vijnë pikërisht leksionet që iu shërbejnë njerëzve të biznesit në botën e gjallë dhe agresive të konkurencës:

gladwell
Në foto: Autori i librit Malcolm Gladwell

Si e keni bërë këtë punim për “Davidin dhe Goliati” një studim prioritar kërkimi siç keni bërë për libra si “Të jashtëzakonshmit”?

“Të jashtëzakonshmit” ka të bëjë me kuptimin e gjërave që të çojnë drejt suksesit. Ky është një libër që bën një pyetje të ngjashme, por në një mënyrë krejt ndryshe. Kur isha duke bërë “Të jashtëzakonshmit” unë isha befasuar shpesh herë teksa njerëzit e sukseshëm përshkruanin jetët e tyre, ata flisnin për gjërat që kanë shkuar gabim apo për gjërat që ishin të vështira, në krahasim me gjërat që ishin të lehta apo që kishin shkuar mirë. Unë vendosa të bëja një version tjetër të kësaj çështje, por duke filluar me historitë e njerëzve, dhe duke kërkuar në këtë çështje: Si i keni kthyer dizavantazhet në avantazhe dhe anasjelltas?

Premisa themelore e librit është historia që ne të gjithë mendojmë se e dimë rreth Davidit dhe Goliathit që nuk është me të vërtetë siç thuhet. A mund të na e shpjegosh?

Së pari, hobeja e Davidit është një armë shkatërruese. Ishte një nga armët më të frikshme në kohët e dikurshme. Guri që niset nga hobeja ka fuqi goditëse të njëjtë me atë të një plumbi pistolete të kalibrit a.45. Ishte një armë e fortë. Dhe së dyti, ka shumë ekspertë mjekësorë që besojnë se Goliath vuante nga acromegalia, e cila shkaktohet nga rritja e masës trupore. Shumë gjigantë kanë acromegaly, por ajo sjell një efekt anësor duke shkaktuar shikim të kufizuar. Nëse e studiojmë imtësisht, Goliatit në historinë biblike i dukej një djalë që nuk mund ta shihte.

Pra, këtu kemi një burrë të madh dhe të ngathët, i pajisur me armë të blinduar i cili nuk sheh më tej se disa metra larg fytyrës së tij, përballë një fëmije që drejtohet tek ai me një armë shkatërruese dhe një gurë që udhëton me fuqinë goditëse të një pistoletë të kalibrit a.45. Kjo nuk është një historia e një liliputi dhe një gjiganti. Davidi ka një mal përparësish në atë betejë, të cilat thjesht nuk janë të dukshëm. Kjo është ajo që trajton libri vazhdimisht; është koncepti që ne mund ta bëjmë një punë më të mirë, nëse shikojmë se çfarë avantazhi kemi.

Si i keni parë historitë në botën e biznesit sipas kësaj shfaqje?

Kjo është historia klasike e botës së biznesit. E njëjta gjë që duket se shfaqet te një kompani aq e vështirë; – madhësia, burimet – shërbejnë si faktorë pengues kur ata janë të detyruar t’iu përgjigjen një situate ku rregullat po ndryshojnë, dhe ku shpejtësia, fleksibiliteti dhe përshtatshmëria janë atribute më të mira. Pra, cila është historia e Davidit dhe Goliathit? Davidi kishte butësi. Ai i ndryshoi rregullat. Ai shfaqet me superioritet në teknologji.

A keni gjetur ju ndonjë fill të përbashkët midis të metave të suksesshme?

Ato janë të përcaktuara nga mosmarrëveshjet e tyre, gjë që nuk është e padurueshme, por më tepër ata nuk janë njerëz që kërkojnë aprovim social nga bashkëmoshatarët e tyre për të çuar përpara një ide. Unë kam sjellë në libër shembullin e Ingvar Kamprad, i cili ishte themeluesi i IKEA. Për të ruajtur IKEA në një pikë të caktuar, ai fillon të lëvizë në Poloni në vitin 1961. Imagjinojeni të shkosh në një vend komunist për të shitur produkte, në kulmin e Luftës së Ftohtë! E vetmja mënyrë që mund ta bësh është nëse ti je indiferent ndaj asaj që bota thotë për ju. Kjo është pjesa thelbësore e asaj që ai ishte në gjendje të bënte këtë gjë jashtëzakonisht të pabesueshme dhe inovative, sepse ai nuk ishte dikush që e kalonte kohë duke u shqetësuar për reputacionin e tij.

Ju shkruani se strategjitë e të dobëtit janë të vështira, ose të paktën, më të vështira se strategjitë e të fuqishmit. Pse ndodh një gjë e tillë?

Kam një kapitull në lidhje me një manjat kompjuterash në Silicon Valley, një djalë indian i cili trajnon ekipin e basketbollit të vajzës së tij 12-vjeçare, i cili nuk ka talente. Ai i çon vajzat e ekipit në rrugën drejt titullit kampion kombëtar. Ai e bën këtë duke i udhëzuar vajzat që të luajnë duke bërë presing çdo minut të lojës dhe të mbrojnë çdo pëllëmbë të fushës. Ai kërkon që të gjitha në skuadër të bëjnë përpjekje maksimale në çdo minutë të lojës. Ju duhet të jeni në formë të mirë edhe pse jeni të lodhur dhe nuk mund të hiqni dorë.

Përpjekja është arma në dispozicion të humbësit. Unë nuk mund të jem në gjendje t’’ia dal, por unë mund të punoj me ju. Çdokush që ka punuar në një start-up e di se kjo është një nga pjesët më stresuesetë tij.

Një tjetër temë e madhe e librit është se ekziston një gjë e tillë si një “vështirësi e dëshirueshme”. A mund të na e shpjegoni se çfarë është kjo dhe pse mund të jetë avantazh?

Ky koncept me të vërtetë interesant vjen nga studimi i psikologjisë së burrit dhe gruas që UCLA e ka quajtur Bjorks. Dhe ata filluan me të mësuarin. Ata ishin shumë të interesuar për të mësuar, dhe koncepti konvencional i të mësuarit është në masën që unë ua bëj më të lehtë gjërat ju dhe ju do të mësoni më shumë. Ata thonë, “Mirë pra, ju e dini se është e vërtetë, por ka përjashtime”. Ka edhe raste ku në qoftë se unë e bëj detyrën pak më të vështirë për ty, do të mësoni më mirë sepse do të jeni të detyruar të përqendroheni më shumë ose ndoshta do t’ju duhet të lexoni tri herë më shumë sesa më parë.

Pra, fillova të shqyrtoj të gjitha këto fusha ku mund të dallonit dëshirën nga vështirësitë e padëshirueshme. Disleksia do të ishte një shembull klasik. Kam një kapitull të tërë në librin për sipërmarrësit disleksikë. Një përqindje shumë më e madhe e sipërmarrësve të suksesshëm janë disleksikë: Richard Branson, Paul Orfalea, Charles Schwab, John Chambers i Cisco, David Neeleman i JetBlue. Dhe në qoftë se ju flisni me ta, ata do t’ju shpjegojnë se ata nuk mendojnë se  kanë pasur sukses, pavarësisht nga aftësia e tyre e kufizuar. Ata mendojnë se kanë arritur aty ku janë për shkak të aftësisë që kanë.

Ju konstatoni se ka gjithashtu një numër disproporcional të personave disleksikë në burg. Pra, çfarë duhet të ndodhë për ta bërë një vështirësi të dëshirueshme?

Kjo është pyetje që vlen një milion dollarë. Tamam, kjo është forma e bisedës që dua ta nis me këtë libër. Ne përballojmë një nivel të caktuar të vështirësive. Ky është karremi, duke zbuluar se çfarë duhet të duket si vështirësi; Gary Cohn i Goldman Sachs është disleksik, por ai ndoshta ka një koeficient inteligjence (IQ) 150 dhe ka një familje shumë të fortë përrreth tij. Ai mund të futet thellë dhe ende del në rregull. Por, tani imagjinoni dikë që nuk kishte një IQ stratosferik, familja e të cilit nuk e mbështet dhe që kishte disavantazhe të tjera, siç janë përfshembull, të zgjohesh i uritur çdo mëngjes. Tani, është e vështirë të kuptohet se disleksija e tyre do të ishte një vështirësi e dëshirueshme.

Një temë alarmante e librit për shumë biznesmenë është se sapo arrijnë një pikë të caktuar suksesi ose një nivel të caktuar pasurie, ajo në të vërtetë mund të funksionojë kundër jush dhe të shndërrohet në një disavantazh. Si e kuptoni?

Mbaj mend se kam patur një bisedë me Bob Lutz të General Motors rreth faktin se pse kompania e tij është kaq e madhe? Kjo bisedë u zhvillua pas goditjes financiare që pati GM. Dhe ai ishte si: “Ju e dini, ndoshta është shumë e madhe”. Ekzistojnë përparësi të shkallës, por ato mbyllen. Ju duhet të bëni një numër X automjetesh çdo vit për të qenë një prodhues efikas. Por, përtej kësaj, madhësia shtesë vetëm iu merr copë në rrugën tuaj. Ajo që shkaktoi probleme për GM në drejtim të vendimmarrjes dhe inovacionit ishte se ata ishin në anën e gabuar të kësaj trajektoreje.

Çfarë do të thotë të jesh peshk i madh në një pellg të vogël? Unë mendoj se shumë nga start-up-et e vënë theksin këtu për të qenë më të talentuarit. Si mund të funksionojë ky qëndrim kundër tezës tuaj?

Kuptimi ynë për vetëvlerësimin dhe vetëbesimin ndaj vetes tonë rrjedh nga gjykimet që ne ndërtojmë për grupin e bashkëmoshatarëve që na rrethojnë. Pra, nëse vendosni dikë në një shkallë shumë të lartë konkurruese, ne do të arrijmë përfundime tejet të ndryshme se kush janë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë, nëse do t’i vendosni në një shkallë më të ulët.

Për shembull, gjasat për të mos u larguar nga shkenca dhe matematika nuk janë një funksion i inteligjencës tuaj; ky është një funksion i inteligjencës së tyre përreth jush.

Disa kritikë thonë se shembujt në libër janë ato që mbështesin konkretisht tezën e librit. Çfarë do të thonit për këtë?

Unë mendoj se të gjithë, kushdo që ka bërë ndonjëherë një argument, që nga fillimi i argumenteve, ka përdorur shembuj për të mbështetur argumentet e tyre. Pra, unë besoj se e kam bërë këtë. Nëse unë zgjedh prova që nuk e mbështesin argumentin tim, unë do të shkruaja një libër shumë qesharak, apo jo? Unë mendoj se kjo është një mënyrë interesante e të thënit se ata nuk janë dakord me gjërat në libër, por cila është e mirë.

Pse sipërmarrësit duhet ta lexojnë këtë libër?

Sepse ky libër është thelbësisht për armët e shpirtit; është për mënyrën se si gjërat që janë në zemrën tënde ose shpirtin tënd ose imagjinatën tuaj janë paksa të barabarta me avantazhet materiale që iu janë dhënë. Përveç kësaj [start-up-i juaj] është një rast i veçantë, ju nuk keni avantazhe materiale. Ajo që keni janë idetë tuaja, motivimi juaj, këmbëngulja juaj, nxitja tuaj, besimi juaj. Ky libër është një përpjekje për t’i vlerësuar ato dhurata për atë që janë, dhe unë mendoj se kjo është diçka që do të shkakte interes tek çdo sipërmarrës.

Librin “Davidi dhe Goliati” e gjeni tek linku Këtu dhe mund ta porositni direkt online ose me një telefonatë tek: 044508282

tri-histori-aventurash-intelektuale-davidi

Setin me tre libra të Malcolm Gladwell, “Pika e kthesës”, “Blink” dhe “Davidi dhe Goliati” e gjeni me ulje -10% tek linku Këtu dhe mund ta porositni direkt online ose me një telefonatë tek: 044508282

tri-histori-aventurash-intelektuale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *