Një libër për të menduarit në dy sekondat e para

blinku-imazh
blinku-imazh
Në foto: Kopertina e librit “Blink” të Malcolm Gladwell

Kur takojmë dikë për herë të parë, brenda dy sekondave krijojmë një opinion për të, për rrjedhojë, një njohje të shpejtë të cilën nuk e arrijmë as me dy vjet shoqëri. Pikërisht, kjo mënyrë e shpejtë e njohjes sonë trajtohet imtësisht në këtë libër përmes një analize të hollë psikologjike dhe trajtimit me disa shembuj konkretë nga jeta e përditshme. “Me librin Blink, unë jam përpjekur për të ndihmuar njerëzit që të dallojnë njohjen e shpejtë për mirë nga njohja e shpejtë për të keqe”, – thotë Gladwell. Sipas tij, “thelbi i librit është hulumtimi nga një fushë shumë e re dhe e jashtëzakonshme në psikologji që ende nuk është shkruar për një audiencë më të gjerë. Por, ato ide janë ilustruar duke përdorur histori nga çdo kënd i shoqërisë”.

gladwell

Më poshtë, Malcolm Gladwell iu përgjigjet shtatë pyetjeve rreth këtij libri:

  1. Çfarë është “Blink”?

Është një libër për njohjen e shpejtë, për të marrë pilula informacioni rreth një lloji  të të menduari që ndodh në çast, para syrit. Kur takoni dikë për herë të parë ose hyni në një shtëpi që po mendoni ta blini apo lexoni fjalitë e para të një libri, mendjes tuaj ju duhen rreth dy sekonda për të dalë në një sërë përfundimesh.

E pra, “Blink” është një libër për këto dy sekondat, sepse mendoj se këto përfundime të menjëhershme që arrijmë janë me të vërtetë të fuqishme dhe me të vërtetë të rëndësishme dhe, herë pas here, realisht më të mirat.

Mund të thuash gjithashtu se është një libër për intuitën, paçka se nuk më pëlqen kjo fjalë. Në fakt ky konstatim nuk shfaqet kurrë tek libri “Blink”. Intuita më duket si një koncept që e përdorim për të përshkruar reagimet emocionale, ndjenjat e brendshme-mendimet dhe përshtypjet që nuk duken tërësisht racionale. Por, unë mendoj se ajo që shfaqet në ato dy sekondat e para është krejtësisht racionale. Teksa jemi duke menduar –mendimi lëviz pikërisht pak më shpejt dhe vepron pak më mistershëm sesa llojet e tjera të vendimmarrjes së vetëdijshme dhe të ndërgjegjshme që shoqërohen zakonisht me “të menduarit”. Te “Blink” unë përpiqem të kuptoj ato dy sekondat. Çfarë po ndodh brenda kokave tona kur ne angazhohemi në njohjen e shpejtë? Kur gjykimet e parakohshme janë të mira apo të gabuara? Çfarë gjërash mund të bëjmë për ta bërë njohjen tonë më të mirë, më të fuqishme dhe më të shpejtë.

  1. Si mund të jetë i dobishëm të menduarit që ndodh kaq shpejt? A nuk marrim vendime më të mira kur japim kohë për të vlerësuar me kujdes të gjitha informacionet e disponueshme dhe përcaktuese?

Sigurisht, një gjë e tillë na është thënë gjithmonë. Ne jetojmë në një shoqëri të dedikuar me idenë se ne jemi gjithmonë më mirë kur mbledhim sa më shumë informacion dhe të shpenzojmë sa më shumë kohë që të jetë e mundur për ti analizuar. Që fëmijë, ky mësim është i ngulitur në mendjen tonë vazhdimisht: nxitimi lë pasoja; shiko para se të hidhesh, ndalo dhe mendo!

Por, unë mendoj se kjo nuk është e vërtetë. Ka shumë situata, sidomos në kohën e presionit dhe stresit të lartë, kur nxitimi nuk lë pasoja, teksa gjykimet tona të parakohshme dhe përshtypjet e para ofrojnë një mjet shumë më të mirë për t’i dhënë kuptim botës.

Një nga historitë që tregoj tek libri “Blink” është për mjekët e sallës së urgjencës në Spitalin e Qarkut Cook në Çikago. Ky është spital i madh publik në Çikago dhe disa vjet më parë drejtuesit ndryshuan mënyrën se si i diagnostikonin goditjet në zemër tek pacientët. Ata udhëzuan mjekët e tyre për të mbledhur më pak informacion mbi pacientët e tyre: ata i inkurajuan që të vlerësojnë disa pjesë kritike të informacionit rreth pacientëve që vuanin nga dhimbja e gjoksit, të tilla si presioni i gjakut dhe EKG, – duke mos marrë shumë seriozisht gjithçka tjetër, si mosha e pacientit, pesha trupore apo historitë e mëparshme mjekësore. Dhe çfarë ndodhi? Spitali tani është një nga qendrat më të mira në Shtetet e Bashkuara për diagnostikimin e dhimbjeve të gjoksit dhe goditjeve në zemër.

Jo rastësisht, ishte vërtetë e vështirë për ti bindur mjekët e urgjencës së Cook-ut që të ecnin së bashku me plan, për shkak se, si të gjithë ne, ata u angazhuan me idenë se të marrësh sa më shumë informacion është gjithmonë më mirë. Por unë përshkruaj shumë raste te libri “Blink” ku kjo nuk është thjesht e vërtetë. Ekziston një frazë e mrekullueshme në psikologji – “fuqia e prerjes së gjërave hollë”, e cila thotë se si ne si qenie njerëzore jemi të aftë ti kuptojmë situatat bazuara mbi “prerjen e fetave” sipas përvojës. Është një kapitull i tërë tek “Blink” për mënyrën sesa të fuqishme janë aftësitë tona për t’i prerë gjërat hollë. Më duhet të them se ende disa nga shembujt në atë kapitull janë të vështira për tu besuar.

  1. Ku e keni marrë idenë për Blink?

Më besoni apo jo, por kjo ka të bëjë me faktin se unë vendosa disa vjet më parë, të rrisja flokët e mi: Nëse shikoni foton autoriale te libri im i fundit, “Pika e kthesës”, do të shihni se flokët janë prerë shumë shkurtër dhe në mënyrë konservatore. Por, unë i lashë të rriten ashtu siç i kisha kur isha adoleshent. Menjëherë, jeta ime ndryshoi përmes një gjëje tejet të vogël, por domethënëse. Fillova të merrja gjithë kohës bileta të garave të shpejtësisë, gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë. Fillova të tërhiqesha nga linjat e ajrore të shpejta. Dhe, një ditë, duke ecur përgjatë rrugës 14-të, në qendër të Manhatanit, një makinë policie ndaloi në trotuar dhe tre policët dolën jashtë: Ata ishin duke kërkuar një përdhunues dhe më dolën para pasi iu dukesha si personi që ishte shpallur në kërkim. Ata nxorën imazhin dhe panë përshkrimin. Unë pashë skicën që kishin dhe iu vura në dukje atyre se personi që po kërkonin nuk dukej aspak si unë: Ai është shumë më i gjatë, shumë më i shëndoshë dhe rreth pesëmbëdhjetë vjet më i ri (dhe unë shtova, në një përpjekje kryesisht të kotë për humor, “thuajse jo aq i mirë sa unë”)

Ajo që kishim të përbashkët ishte koka e madhe me flokët me kaçurrela. Pas njëzet minutash apo diçka më shumë, oficerët përfundimisht ranë dakord me mua, dhe më lanë të shkoja. Në një këndvështrim më të gjerë, e kuptoj se ky ishte një keqkuptim i parëndësishëm. Afro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara vuajnë shumë më keq nga një gjë e tillë gjatë gjithë kohës. Por ajo që më shokoi ishte se sa rast tipik delikat dhe absurd ishte kjo që më ndodhi mua pasi nuk kishte të bënte me diçka vërtetë të dukshme si ngjyra e lëkurës, mosha, lartësia ose pesha. Kishte të bënte vetëm me flokët. Diçka e krijuar me përshtypjen e parë për flokët e mi që i çuan në një shteg tjetër, në gjuetinë për të kapur përdhunuesin, dhe përshtypja e formuar në këto dy sekondat e parë solli një kontroll të fuqishëm në mendjen e oficerëve gjatë njëzet minutave të mëvonshme. Ky episod në rrugë më bëri të mendoj për fuqinë e çuditshme të përshtypjeve të para.

  1. Por, ky është një shembull i një rasti të keq të prerjes së gjërave hollë. Oficerët e policisë dolën në përfundimin se ishin gabim. A flet “Blink” për ato raste kur njohja e shpejtë përfundon keq?

Po. Kjo zë gjithashtu një pjesë të mirë të librit. Unë jam shumë i interesuar për të kuptuar ato raste situatash ku duhet të jemi të kujdesshëm me fuqitë tona të njohjes së shpejtë. Për shembull, kam një kapitull ku flas shumë për faktin se çdo të thotë kur je i gjatë. I kontaktova disa qindra kompani të listës së “Fortune” në SHBA dhe i pyeta se sa të lartë ishin CEO-t. Dhe përgjigja ishte se ata ishin pothuajse të gjithë të gjatë. Tani kjo duket e çuditshme. Nuk ka korrelacion midis lartësisë dhe inteligjencës, ose lartësisë dhe gjykimeve, ose lartësisë dhe aftësisë për të motivuar apo udhëhequr. Por, për disa arsye, korporatat, në mënyrë dërrmuese zgjedhin njerëz të gjatë në rolet udhëheqëse. Mendoj se ky është një shembull i keq i njohjes së shpejtë: ndodh diçka në sekuencat e para të takimit me një person të gjatë që na bën të predispozuar ndaj mendimit për të si një udhëheqës efektiv, në të njëjtën mënyrë policia shikoi flokët dhe vendosi që unë i ngjaja një krimineli. Unë e quaj këtë “Error Warren Harding” (kur të lexoni Blink-un do ta kuptoni se përse), dhe unë mendoj se ne bëjmë shumë gabime në shumë lloje situatash, veçanërisht kur është fjala për punësimin. Me librin “Blink”, unë jam përpjekur për të ndihmuar njerëzit që të dallojnë njohjen e shpejtë për mirë nga njohja e shpejtë për të keqe.

syri-blink

  1. Çfarë lloj libri është Blink?

Unë e kam dhënë një përgjigje kur jam pyetur edhe për librin “Pika e kthesës”, dhe kurrë nuk kam dhënë një përgjigje më të mirë. Më e mira që mund të mendoja është se thashë se ishte një histori intelektuale aventurore. Unë do ta përshkruaja “Blink” në të njëjtën mënyrë. Ka shumë psikologji në këtë libër. Në fakt, thelbi i librit është hulumtimi nga një fushë shumë e re dhe e jashtëzakonshme në psikologji që ende nuk është shkruar për një audiencë më të gjerë. Por, ato ide janë ilustruar duke përdorur histori nga çdo kënd i shoqërisë. Në vetëm katër kapitujt e parë, unë diskutoj ndër të tjera për martesën, kodet e komunikimit në Luftën e Dytë Botërore, skulpturën antike greke, tregtarin më të mirë të makinave në New Jersey, Tom Hanks-in, shpejtësinë e të dhënave, gabimet mjekësore, si për ti rënë në shenjë që herën e parë dhe se çfarë t’i mund të mësosh nga dikush duke parë rreth e rrotull dhomës së tij të gjumit. Pra, çfarë bën që të bëjë Blink? Shpresoj, funi!?

  1. Çfarë do të donit që njerëzit të hiqnin Blink-ut?

Unë i ftoj dhe dua që njerëzit ta marrin seriozisht njohjen e shpejtë. Kur bëhet fjalë për diçka si takimi, ne të gjithë pranojmë me lehtësi rëndësinë e asaj që ndodh në çastin e parë kur takohen dy njerëz. Por, ne nuk do të pranojmë rëndësinë e asaj që ndodh në dy sekondat e para kur ne flasim rreth asaj se çfarë ndodh kur dikush ballafaqohet me një ide të re, ose kur intervistojmë dikë për një punë ose kur një gjeneral ushtrie duhet të marrë një vendim në valën e betejës.

“Pika e kthesës” merret me tema të mëdha, me zbulimin e rregullave në të cilat ndodh ndryshimi shoqëror. Blink është diçka krejt ndryshe. Ai ka të bëjë me përbërësit më të vegjël të jetës sonë të përditshme – me përmbajtjen dhe origjinën e atyre përshtypjeve dhe konkluzioneve të menjëhershme që plluskojnë sa herë që takojmë një person të ri, ose përballemi me një situatë komplekse ose duhet të marrim një vendim nën stres. Unë mendoj se duhet t’i japim më shumë vëmendje këtyre momenteve të shkurta. Mendoj se nëse e bëjmë, do të ndryshonte mënyrën se luftojmë, sesi i shohim produktet në rafte, sesi janë bërë filmat, mënyra sesi janë trajnuar policët, mënyrën sesi diskutojnë çiftet, mënyrën sesi kryhen intervistat e punës, e kështu me radhë, – dhe  nëse ti i kombinon të gjitha këto ndryshime të vogla bashkërisht përfundojnë me një botë të ndryshme dhe më të lumtur.

Librin Blink e gjeni tek linku Këtu, ose telefononi tek: 044508282

Përgatiti: Albert Gjoka, menaxher i projektit Bukinist.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *