Rekomandimet, ja 10 librat më të mirë për fëmijën tuaj

femijet-libra-ok

femijet-libra-ok

Nëse një fëmijë lexon, ai ka një fjalor të pasur, zgjerohet fantazia e tij, i shtohen ëndrrat dhe objektivat në jetë, i kupton më mirë të tjerët dhe është më i mbrojtur nga faktorët e stresit. Këto fakte bëhet të ditur nga studimet shkencore, sipas të cilave, ndikimet pozitive të leximit tek fëmijët janë më të ndjeshme dhe më të prekshme.

Bukinist është konsultuar me përzgjedhjet që kanë bërë Amazon, Goodreads, Times, The Guardian, The New York Times, dhe iu rekomandon prindërve shqiptarë këto 10 libra, të cilat duhet të jenë në bibliotekën e fëmijës tuaj. Dhe prisni më pas rezultatet: Ua garantojmë se do të jenë befasuese:

1 “Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë” nga J. K. Rowlling

Romani i katërt është strumbullari i rrëfimit në shtatë librat e aventurave të Harri Poterit. Harri, tashmë një magjistar adoleshent, dëshiron me gjithë zemër të largohet nga Dërslit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës së Kuidiçit me Hermionën, Ronin dhe Uezlit. Ai ëndërron për Kërkuesen e Korbziut, Ço Çangun, dashurinë e tij… Dhe pastaj dëshiron të zbulojë hollësitë e ngjarjes madhështore, që pritet të ndodhë në Hoguorst, një ngjarje ku përfshihen edhe dy shkolla të tjera rivale të magjisë dhe një garë e fortë, që nuk ka ngjarë që prej njëqind vjetësh. Harri Poteri dëshiron të jetë një magjistar normal katërmbëdhjetëvjeçar. Por mjerisht, ai nuk është normal, madje as si magjistar. Dhe në këtë rast, ndryshimi mund të jetë vdekjeprurës.

harry-potter-4-dhe-kupa-e-zjarrit

2 “Na ishte një herë” nga Jakob Grimm dhe Wilhelm Grimm

Na ishte një herë – katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i çuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash. Një përmbledhje e përrallave me të cilat jemi rritur: Borëbardha, Bukuroshja e fjetur, Kësulëkuqja përrallat e vëllezërve Grimm nuk njohin kohë.

na-ishte-njehere

3 “Rreth botës në 80 ditë” nga Zhyl Vern

Një mbrëmje në klub, Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit për vetëm 80 ditë. Jo vetëm kaq, por ai është i vendosur që mos ta humbasë bastin.

rreth-botes-per-80-dite

4 “Pinoku”  nga Karlo Kolodi

Ky personazh është aq i dashur për fëmijët, por njëherësh aq “djegës” për vesin e tij të mashtrimit, saqë gjithmonë nxit lexime dhe provokon lexues në çdo kohë. Krijesa prej druri e zdrukthtarit Geppeto në një fshat në afërsi të Firences, jo vetëm arrin të flasë, por edhe të dojë dhe të ëndrrojë….

aventurat-e-pinokut

5 “Princi i vogël” nga Antoine De Saint – Exupery

Ky libër është shkruar autori Antoine de Saint-Exupery. Për shkak të një defekti në motor një pilot detyrohet të ulë avionin në shkretëtirën e Saharasë. Këtu ai takohet me një princ të vogël i cili vjen nga një planet tjetër. Midis faqeve të këtij libri shprehet dashuria, miqësia dhe kuptimi i jetës.

princi-i-vogel

6 “Çarli dhe fabrika e çokollatës” nga Roald Dahl

Autori Roald Dahl sjell në këtë libër historinë e Charlie Bucket, i cili është një nga 5 fëmijët fatlumë që kanë fituar një biletë hyrëse për tek fabrika e çokollatës së Uilli Uonka…

carli-dhe-fabrika-e-cokollatave

7 “Gra të vogla” nga Luiza Mei Ellkot

Është një libër klasik i fëmijërisë. Autorja Louisa May Alcott tregon historinë e 4 motrave Match dhe mënyrën si ato përballen me vështirësitë e jetës…

gra-te-vogla

8 “Liza në botën e çudirave” , Luis Kerël

Madeleine L’engle sjell për të gjithë fëmijët një roman fantastiko-shkencor, i cili flet për një vajzë 14-vjeçare, Meg Murry. Meg bashkë me të vëllanë e saj dhe mikun e tij Calvin udhëtojnë në hapësirë për të shpëtuar tokën nga i keqi It…

liza-ne-boten-e-cudirave

9 “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd…. Ç’pret!

aventurat-e-tom-sojerit

10 “Luani, magjistarja dhe dollapi”, nga C. S. Lwis

Peter, Susana, Edmundi dhe Lucy për t’iu larguar luftës shkojnë tek një shtëpi në fshat. Këtu gjejnë një dollap i cili në të vërtetë është një rrugë drejt një bote tjetër… Një histori krejt ndryshe e sjellë me shumë shije për fëmijët tuaj nga C.S. Luis.

kronikat-e-narnias-luani-magjistarja-dhe-dollapi-i-rrobave-vellimi-i-pare

Përgatiti Albert Gjoka

Menaxher i platformës Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *