Konkursi “Jam Libër”, ja 13 fituesit e gjimnazit Sami Frashëri – Tiranë

_MG_4692

_MG_4692

Shpallen fituesit e konkursit “Jam Libër”, i organizuar nga platforma online e librit shqip, Bukinist dhe gjimnazi “Sami Frashëri në Tiranë

Më datën 2 maj 2017 u shpallën fituesit e konkursit “Jam Libër”, aktivitet i organizuar në kuadrin e projektit “Shkolla  Qendër Komunitare” mes platformës Bukinist dhe gjimnazit Sami Frashëri, si pjesë e fushatës së Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Morën pjesë në konkurrim 45 nxënës dhe u paraqitën në konkurrim 46 përshtypje (review), të cilat i gjeni të publikuara edhe në faqen online bukinist.al

Vlerësimi i përshtypjeve u bë bazuar në studimin e katër komponente të përshtypjeve: 1. Mënyra e leximit të veprës nga nxënësi: 2. Raporti mes lexuesit dhe veprës; 3. Mesazhi që del nga leximi i librit në përshtpje; 4 Kultura e leximit/shkrimit të reviews. Secili prej këtyre komponenteve është vlerësuar me 10 pikë dhe totali i pikëve maksimale ishte 40 pikë.

Menaxheri i projektit, Albert Gjoka vlerësoi cilësinë e lartë të përshtypjeve të të gjithë pjesëmarrësve në garë, raportin intim që kanë ndërtuar nxënësit me veprën dhe mesazhet që vijnë prej leximeve të veprave letrare.

Më poshtë janë fituesit e tre vendeve të para të cilët përfituan “Gift Cards” – çeqe librash në vlera në ndryshme monetare.

_MG_4698

Vendi i parë

Flavio Brahja me “Jeta e Pisë” i Yann Martel

Vendi i dytë

Darline Dervishej me “I huaji” i Alber Camus

Vendi i tretë

Gjergj Loka me “13 arsye përse” i Jay Asher

Po ashtu, edhe 10 fitues të tjerë të cilët u bënë “Mik i Bukinist

FITUESIT E KARTËS “MIK I BUKINIST

_MG_4615

  1. Mirsola Gradeci me “Ata që largohen nga Omelas” i Ursula K. Le Guin
  2. Denison Meta me “Nata e mëkatit” i Tahar Ben Jelloun
  3. Lorela Dema me “Thertorja Pesë ose Kryqëzata e Fëmijëve” i Kurt Vonnegut
  4. Indira Curri me “Vajza në tren” i Paula Hawkins
  5. Elena Grabocka me “Antena e epokës sime” i Anteos Hrisostomidhis dhe “Si të udhëtosh me një salmon” i Umberto Eco
  6. Edma Gjata me “Blind Willow, Sleeping Woman” i Haruki Murakami
  7. Egnis Sejfullai me “Alkimisti” i Paulo Coelho
  8. Ajda Mitrovia me “Duke kërkuar Alaskën” i John Green
  9. Desada Muha me “Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën” i J. Wood
  10. Megi Nika me “Mrekullia” Raquel J. Palacio

Kjo është nisma e parë për promovimin e kulturës së leximit te të rinjtë, duke shënuar një hap domethënës për vlerësimin e veprës në optikën e lexuesit.

Bukinist falendëron drejtoreshën e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, nëndrejtoreshën Aida Nova, drejtuesen e klubit të librit të shkollës, Elda Begaj dhe të gjithë mësuesit e letërsisë së kësaj shkolle.

Pas interesit që veçantë që ka pasur kjo nismë në gjimnazin më të mirë në shkallë vendi, Bukinist po e përhap këtë iniciativë edhe në shkollat e tjera të mesme dhe në universitete.

Bukinist.al është pjesë e “NetTrade Albania“, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Platforma online e librit shqip është themeluar në qershor të vitit 2016 dhe vjen me risi të shumta në menaxhimin dhe promovimin e librit shqip.

Në fotot: Momente gjatë zhvillimit të ceremonisë dhe ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit “Jam Libër”   nga Bukinist.al në prani të drejtoreshës së Gjimnazit “Sami Frashëri”, znj. Teuta Dobi dhe zv.drejtoreshës Aida Nova

_MG_4558 _MG_4498 _MG_4486

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *