Gjashtë libra që iu rekomandon Ismail Kadare lexuesve

kadare-librat

kadare-librat

Në vitin 2014-të, The Week publikoi listën e gjashtë librave që Kadare propozon për lexuesit e tij, libra të autorëve tjerë të cilët duket se shkrimtarit shqiptar i kanë lënë mbresë gjatë leximit.

1.“Komedia hyjnore – Ferri” – Dante Alighieri

Ky është libri i parë i Aligierit në kuadër të Komedisë Hyjnore, pasuar nga Purgatori dhe Parajsa. “Ferri” merret me njohjen dhe refuzimin e mëkatit, në rrugën drejt Zotit.

Kadare-komedia-hyjnore

2.“Don Kishoti” – Miguel de Cervantes Saavedra

Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit. Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shume të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh.

kadare-don-kiishoti-1

3.“Shpirtra të vdekur” – Nikolai Gogoli

Libri është shkruar në vitin 1842, ndërsa nisi me një letër që Pushkini i dërgoi Gogolit ku i tha se duhej të shkruante një roman mbi Don Kishotin në stilin rus. Mentaliteti, fajet, shfajësimet, morali rus është kryesori në këtë vepër.

kadare- fryme-te-vdekura-i-plote

4.“Procesi” – Franz Kafka

Kafka sjellë te lexuesi një njeri që burgoset e persekutohet, por nuk dihet krimi i bërë nga ai. Vepra është shkruar midis 1914 e 1916. Libri është radhitur në dhjetë librat më të mirë gjermanë të botuar në shekullin 20-të.

kadare-procesi

5.“Makbethi” – Shekpiri

Kadare është ngazëllyer nga Shekspiri, dhe sidomos nga tragjedia e Makbethit. Makbethi eshët njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral ne ushtrinë e mbretit, dhe një dite krejt papritur ai ndeshtë me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një dite ai do te behej mbret por se nuk e dinte se ku.

kadare-makbethi

6.“Nderi i humbur i Katerina Blum” – Heinrich Boll

Përralla e vitit 1974 mbi një vajzë të re dhe një gazetar që ia shkatërron jetën, është historia e fundit në këtë listë. Janë gjithsej dy filma të realizuar ndër vite mbi historinë e këtij tabloidi lajmesh dhe Katharinas.

kadare-nderi-i-humbur-i-katerina-blumit-hajnrih-bel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *