Një panair libri për të gjithë

panairi-librit-shtepia

panairi-librit-shtepia

Albert Gjoka*

Java e dytë e nëntorit ka hyrë në traditë tashmë, për rreth dy dekada, si festa e librit. Edhe ky panair që pritet të nisë më 9 nëntor shënon një festë të vërtetë, ku botuesit kurorëzojnë përpjekjet e tyre 1-vjeçare në ballafaqimin më të madh me tregun e librit dhe lexuesit.

Padyshim, botuesi në Shqipëri meriton vlerësim dhe respekt të veçantë, teksa sheh gjithë atë ofertë librash që hidhen në qarkullim, një krijimtari shpirtërore dhe mendore që investohet në një treg relativisht të vogël dhe me një normë fitimi jo aq të kënaqshme për një sipërmarrje private.

Sigurisht, konstatohen edhe probleme me cilësinë e përkthimit, standardet e botimit apo rendjen e enteve botuese për të botuar çdo gjë, por sakrifica dhe përkushtimi i botuesve në Shqipëri është tej mase i çmueshëm.

Të dhënat që jepen nga Biblioteka Kombëtare tregojnë se që nga viti 2009 e në vijim ka një rrudhje të ndjeshme të numrit të botimeve vit pas viti, njëherësh edhe një dobësim financiar të enteve botuese.

Kjo nuk ndodh, kryesisht për shkak të reduktimit të numrit të lexuesve në Shqipëri, por për shkak të mungesës së politikave efektive të librit nga ana e institucioneve shtetërore, për shkak të mungesës së lobimit të grupit të interesit te institucionet vendimmarrëse, për shkak të mungesës së praktikave dhe subvencioneve për shpërndarjen e botimeve në të gjithë tregun, etj.

Së fundi, prej disa vitesh ka një realitet të ri në fushën e menaxhimit dhe marketingut të librit; dalja e platformave online të librit shqip. Kjo është një praktikë që ka disa dekada që funksionon në tregjet botërore, pasi misioni i botuesit është të prodhojë libra, ndërsa agjentët e tregut, distributorët, sipërmarrësit janë ata që realizojnë promovimin, shpërndarjen dhe shitjen.

Edhe Bukinist.al është një platformë e tillë, e cila ka nisur prej disa muajsh aktivitetin e saj si investim serioz i NetTrade Albania, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Pasioni dhe misioni për të qenë destinacioni numër Një për informimin dhe shitjen e librit shqip e ka bërë këtë platformë të besueshme për qindra e mijëra lexues brenda pak kohësh.

Dërgimi i librit pa kosto në duart e lexuesve brenda vendit dhe aplikimi i tarifave ekskluzive jashtë Shqipërisë, ngritja e një rrjeti shpërndarjeje efikas dhe të shpejtë, investimi në shuma të konsiderueshme për marketingun online të librit, përfshirja në fushata të ndryshme në shkolla dhe universitete për rritjen e kulturës së leximit dhe shtimi i shpejtë i numrit të lexuesve të mirë përmes dhënies së kartës “Mik i Bukinist-it” apo çeçeve të librave, janë disa ndër pikat e forta që kanë çuar në këtë fillim të mbarë.

Teksa ndodhemi në vigjilje të Panairit të 19 të Librit, dhe teksa shohim se një pjesë e vogël e botuesve e kanë kthyer këtë event në “outlet botimesh”, apo nuk e mbështesin këtë realitet të ri në tregun e botimeve, Bukinist.al vjen si mbështetje e shtuar për të gjithë botuesit në Shqipëri dhe Kosovë, me përkushtimin për të qenë në krah të secilit prej tyre.

Përgjatë dy javëve në vijim, Bukinist.al do të vijë me oferta për botimet më të reja, me oferta ekskluzive dhe me fushata promocioni dhe informimi për këdo që do të bëhet pjesë e kësaj feste të madhe: Nuk ka rëndësi nëse ndodhet në Tiranë apo në rrethe, nëse është jashtë Shqipërisë apo nuk ka kohë për të qëndruar në radhë për të blerë një libër apo marrë një autograf: Ne e sjellim për këdo Panairin e Librit, në shtëpinë dhe në bibliotekën e çdo lexuesi të mirë, me ofertat më të mira, me përkushtimin dhe seriozitetin, me cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit.

Ky është eventi i librit që duhet të shkojë te çdo lexues, dhe çdokush duhet ti gëzohet tashmë kohës së pakthyeshme që edhe libri shkon denjësisht te lexuesi, i cili ka privilegjin për të pasur panair çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, me oferta vazhdueshme, pa shpenzuar kohë dhe mundësi të pafundme zgjidhjeje. Suksese botuesve në këtë festë të librit dhe ne duam ta ndajmë me çdo lexues këtë festë të madhe të librit, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

*Autori është menaxher i platformës online të librit shqip, Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *