Pinderi: Nëse po nis një biznes të ri, të rekomandoj “Zero te Një”

zero-ne-nje

zero-ne-nje

Përshtypje rreth leximit të librit “Zero te Një” të Peter Thiel, një nga librat më të suksesshëm dhe të rekomanduar për start-up-et në të gjithë botën

Valer Pinderi*

valer-pinderi“Eksperienca ime e punës në këto 4 vitet e fundit lidhet kryesisht me hapjen e bizneseve të reja, dhe kur fillova ta lexoja librin “Zero te Një” ndjenja e një sipërmarrësi për biznese të reja mu përforcua dhe faqe pas faqeje filloi të më rritej energjia për t’iu rikthyer punës.

Eksperienca e Peter Thiel me PAYPAL dhe madhështia e kësaj kompanie sot më bëri të kuptoja shumë rreth fillimit të kompanive miliona dollarëshe. Sot të gjithë themeluesit e PayPal kanë filluar dhjetëra biznese të tjera miliona dollarëshe dhe janë pjesë në investimet e Start-Up –eve më të mëdha në botë si Facebook, Linkedin, AIR BNB, etj., të cilat sot quhen nga “Silicon Valley” “Paypal Mafia” falë suksesit të shpejtë që kanë në themelimet e bizneseve.

Peter Thiel në këtë libër duket sikur nuk ka fshehur asnjë sekret të suksesit të tij, dhe tabloja që paraqit në libër ishte e thjeshtë për tu kuptuar. Termin monopol e kisha studiuar në shkollë dhe dëgjuar në debate të ndryshme ndër politikanë dhe qeveritarë, apo gjatë diskutimeve në kafene, por trajta që i jep Thiel dhe vlera e tij për sukses tek një Start-up ishte e re për mua, e cila kuptohej lehtë falë rrugëtimit që ka bërë kompania që unë drejtoj. Nuk dua të hyj më shumë në detaje sepse do të doja t’a shikonit vetë në kontekstin tuaj dhe me mënyrën e shpjegimit të autorit të këtij libri Peter Thiel.

Edhe pse kam lexuar shumë libra në lidhje me fillimin e bizneseve apo shtigjet që të çojnë te suksesi i tyre “Zero te Një” ka një stil ndryshe dhe në bazë të përvojës time, nuk më duket si një libër teorik i përgjithshëm por si një intervistë personale me biznesmenin e suksesshem Peter Thiel.

Fakti që e kemi në shqip kaq shpejt është një vlerë për ne, sepse libri është shumë bashkëkohor dhe aktualisht diskutimet mbi të vazhdojnë në gjithë botën edhe në këto momente që po flasim. Shqipërimi ka disa probleme për ne shqiptarët e Shqipërisë por duke qenë se konteksti i librit është më shumë teorik sesa letrat nuk krijon problem në perceptimin dhe kënaqësinë që të jep leximi. Personalisht, çdo biznesmeni të ri apo të vjetër që kërkon të ndërtojë biznese të reja do i’a sugjeroja me insistim ta lexonte sa më shpejt të jetë e mundur këtë libër.

*Autori është administrator i kompanisë NetTrade Albania, lider në tregun e shitjeve online

Porosite direkt te Bukinist.al librin “Zero te Një” të Peter Thiel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *