“Gjuetari i balonave”, një perlë që as koha nuk ta heq nga kujtesa

fatjona-langa-gjuetari

fatjona-langa-gjuetari

Përshtypje pas leximit të librit “Gjuetari i balonave“: Gjenden me mijëra arsye se përse duhet lexuar ky roman

Fatjona LANGA

“Jeta është një tren, hip në të” – është shprehja që mbeti gjatë në memorien time pas leximit të këtij romani kryevepër dhe që sot më udhëheq nëpër rrugët dhe stacionet e jetës. Kanë kaluar plot 5 vite që kur për herë të parë ky libër ra në duart e mia, pasi ishte totalisht rastësi mes miqsh dhe papritur vjen dhuratë nga një njeri tepër i veçantë. Tepër goditës në titull, intrigues gjithashtu. Pasi më tërhiqte pas tij tamam si një gjuetare drejt balonës. Kontakti i parë me këtë libër ishte pas përfundimit të klasës së 7 dhe prisja me padurim ta lexoja, të hyja brenda faqeve të tij dhe të përjetoja gjithçka. Libri nis i qëndisur …K.Hosseini kthehet pas në moshën 12-vjeçare, një ditë dimri të viti 1975…kujtime, balona…dhe shumë lotë për të shkuarën.

Gjuetari i balonave” sjell dy linja në vepër…ku një ndër to dhe më goditëse është ajo e miqësisë: Amiri dhe Hasani …dy miq që përjetojnë gjithçka..miq që duhen pasur zili…sepse pas shumë pengesash, disfatash, lotësh.. miqtë e vërtetë i mbijetojnë çdo lloj ere, dallge a ndryshimi.

Është roman padyshim shumë universal, koherent dhe përcjell shumë tek lexuesi. Nëse ka libër që të merr në varkën e tij dhe të shëtit ndër germa, ai është pikërisht ky rrëfim..Ti futesh në jetët e personazheve dhe të duket sikur jeton me ta…kërkon ndonjëherë të ndërhysh për t’i bërë gjërat më mirë…Ti gëzohesh teksa ata janë të lumtur…ti qan me lotët e tyre…ti përjeton me ta sikur të ishte çdo gjë reale…Aq thellë të futet në gjak sa fillon dhe harron çdo gjë…harron kohën, ekzistencën, inekzistencën dhe çdo gjë për ty ndal me këtë libër. Ky është nga ato romane që nuk mban mend se sa orë tu desh për ta lexuar se gjithçka “të është dukur shumë limonadë” – siç thotë Isabel Alende.

Se mbaj mend në e kam lexuar në tre orë a më shumë…por di vetëm që kam qarë. Shumëkush do thotë e ku e ka të bukurën ky libër që të bën për të qarë???!!! Ka aq shumë magji sa nuk mund ta imagjinosh..si të mos qash kur shiu bëhet njësh me lotët, kur ikjet nuk mund të ndalen, kur jeta gjithnjë e më shumë tjetërsohet, kur njerëzit kthehen jo se kanë ikur, por kthehen sepse me zemër kanë qenë aty gjithëmonë. Si të mos ndjesh shtërngim në kraharor kur dikujt jeta i fal gjithçka dhe dikujt tjetër asgjë?? Ka mijëra arsye se pse ky libër duhet lexuar…është i fuqishëm, tërheqës, tronditës….

E veçanta e këtij libri qëndron në atë që Khaledi krijon botë brenda në libër dhe të fut në atë botë, në libër ti e përjeton jetën pa zbukurime, pa çmendurira e marrëzira ….vetëm në thjeshtësi. E teksa lexon e lexon dhe jeton në faqet e këtij libri të vjen keq për fundin e papritur. Të duket sikur shkëput një pjesë tënden dhe e lë mënjanë, të vjen ndërmend çdo episod i librit dhe kthimi në botën “me këmbë në tokë”.

Rrallëherë më ka rastisur të kem një perlë ndër duar e Gjuetari i balonave është një ndër to…të lë një lloj shijeje në kujtesë që se fshin dot asgjë…madje as koha.

Në foto: Kopertina e librit “Gjuetari i balonave” dhe autorja e përshtyjes, Fatjona Langa

Bukinist.al falenderon Fatjona Langa për këtë përshtypje që ndau me ne dhe e njofton se që nga sot ka fituar statuin Mik i Bukinist. Fatjona përfiton 6 avantazhe me këtë status: -10% për çdo libër që blen, oferta ekskluzive, procedim prioritar të porosive, konsulencë dhe dhuratën në fundviti.

Për ata që janë të interesuar që të marrin romanin “Gjuetari i balonave”, mund ta porositni direkt online dhe libri vjen në adresën tuaj pa kosto shtesë

gjuetari-i-balonave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *